Interi dhe Murinjo, gati Baloteli perballe Romes
Ne prag te sfides se neserme me Romen, Hoze Murinjo thote se eshte koha qe te aktivizoje edhe Santon. " Ai eshte nje fenomen. Ne nje periudhe kohore, gjate viteve '10-'15, ai me siguri do te behet nje Zaneti, apo nje Faketi, ose nje Maldini. Mos harrojme faktin se ai sapo ka filluar te luaje dhe per paraqitjet gjithcka eshte merite e tij dhe e personalitetit te tij," - thekson trajneri i Interit, ne portugalisht. Nderkohe njofton se ndeshja e radhes, kunder Romes pritet te sjelle edhe ndonje ndryshim te vogel: "Mund te ndryshoj dicka ne sulm, kunder Romes. Baloteli? Tani me pelqen..." Interi po marshon drejt titullit kampion, kurse Roma eshte ne kerkim te nje pozicioni qe do ta kualifikoje sezonin e ardhshem ne Ligen e Kampioneve: "Nuk jane pjekur te gjitha kushtet qe te mendojme se nese e fitojme kete sfide te madhe, mund te dalim ne fund kampione. Jane ende edhe 30 pike, ne gare, deri ne perfundim te sezonit, per te fituar titullin kampion. Roma duhet te arrije objektivat e saj dhe per kete arsye mendoj se eshte nje kundershtar i veshtire," - pranon Murinjo. Trajneri zikalter pranon se kundershtari ka nje ekip te mire dhe vlereson paraqitjet dhe formen e ekipit te Luciano Spaletit: "Roma eshte nje ekip i madh. Une nuk e di, por cilesia e trajnimit dhe filozofia jane te njejta. Kundershtari yne futet ne fushe, gjithmone per ta fituar ndeshjen. Nuk e kam pare ndonjehere kete skuader qe te mbetet ne rezultatin, 0-0." Per stervitjen, Kivu nuk eshte paraqitur per shkak te lodhjes, ne ndeshjet e fundit, kurse Kruz vuan ndeshkimin, si Murinjo: "Ka pasur probleme, pas ndeshjes me Mancesterin. Nje lojtar fiton ose humb postin ne fushe, nga puna e tij dhe trajneri eshte pergjegjes per zgjedhjet dhe ka te drejte t'i bej ato ne baze te performances me te mire." Nuk ka asnje problem, Viera: "Mund te luaje, por jo titullar, jo per shkak se une nuk dua une, por per arsye se ai nuk eshte ende gati. Ai ka nevoje per te luajtur, por duhet te jete gati 100%." Ndoshta i ka ardhur radha Mario Balotelit: "Ashtu si edhe Mario, kemi menduar qe lojtari duhet te ece ne nje rruge, qe te punoje shume. Ndaj Romes ai shihet si nje mundesi e mire, sepse eshte e mundur qe te ndryshojme ndonje gje." Murinjo, qe prej rezultatit te shkelqyer. Me Ibrahimovic mund te luaje ne sulm edhe Baloteli. "Une mund te paraqes ekipin, ne menyra te ndryshme, sepse para ne kemi nje armik qe kurre nuk di te luaje." Dhe per te cilin Baloteli ka shenuar: "Mario erdhi ne radhe te pare me ekipin e Mancini dhe kjo nuk eshte merite e mia. Une dua nje lojtar Baloteli sa me ne forme."