E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela mundet ne nje ndeshje dramatike

Ekipi i Ervin Skeles pesoi nje humbje dramatike, ne ndeshjen e djeshme te Bundesliges gjermane. Enerxhi Kutbus kaloi dy here ne epersi, ne fushe te Bokum por eshte ndeshkuar ne fund, duke e mbyllur takimin me rezultatin 3-2. Kjo humbje i ka veshtiresuar serish pozitat e Kotbus, sepse ekipet qe ndodheshin poshte saj, ne klasifikim, jane ngjitur pas fitoreve qe shenuan ne javen e djeshme te Bundesliges. Nje nder to ishte pikerisht Bokum, por edhe Hanoveri i Lales. Skela, i cili rinovoi kontraten pak dite me pare me ekipin e tij, ishte nder me te miret ne fushe per ekipin e tij. Kotbus shenoi shpejt dhe Bokum Barazoi rezultatin ne pjesen e pare. E njejta gje u perserit edhe ne pjesen e dyte. Miqte shenuan dhe kaluan ne epersi, por Bokum permbysi shifrat, duke i shkaktuar nje humbje te hidhur skuadres se lojtarit te perfaqesues sone. Hanoveri i Altin Lales fitoi ndaj Luverkusenit, 1-0. Shqiptari pritet te kthehet pak dite me vone, pas nje demtimi qe pesoi dite me pare, ku edhe kreu nje operacion te detyrueshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›