Trezeguet mund të kthehet në Francë

Nga Express më 22 prill 2011 në ora 18:51
Pas 11 viteve, David Trezeguet mund të kthehet të luajë në vendlindje. Sulmuesi i Herculesit ka bërë të ditur se “një rikthim imi në Francë është i mundshëm.
Jam i lidhur ngushtë me Monacon, ish-klubin tim, por ka edhe skuadra me ambicie më të mëdha si Lyon”. Trezeguet nuk mbyll dyert edhe për destinacione të tjera. “Marseille dhe PSG janë dy klube interesante”, përfundoi Trezeguet për L’Equipe TV.
Ish-sulmuesi i Juventusit, në sezonin e tij të parë te Herculesi ka shënuar deri më tani 11 gola në 26 paraqitje.