E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lippi bisedon me Spartak Moskën

Nga Express më 22 prill 2011 në ora 18:53

Marcello Lippi është në bisedime me drejtuesit e klubit rus, Spartak Moska rreth angazhimit të tij në postin e trajnerit në vend të Valery Karpinit, i cili u largua nga detyra në fillim të javës.

Sipas të përditshmes ruse, Sport Den za Dnom, ish-selektori i Italisë, fitues i Kampionatit botëror 2006, është njëri prej kandidatëve kryesor për të marrë drejtimin e Spartak Moskës.

Lippi është pa angazhim prej kur përfundoi aventurën e tij të dytë si selektor i Azzurrëve në kampanjën dëshpëruese në Botërorin 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›