Milani u jep doren femijeve shqiptare
Jeton Selimi
Per asnje nuk do te ishte e veshtire te shikonte ne cdo rrugice te vendit femije qe luajne me fanellat e skuadrave te zemres. Me te shumtit jane ata me ate kuqezi dhe me emrat e ndryshuar per momentin ne "Kaka", "Maldini", "Ronaldo" etj. Shume nga keta femije nuk do ta kishim menduar se nje dite do te vishnin fanellen e Milanit, por kesaj radhe me emrin e tyre pas. Per kedo prej tyre, kater ditet e para te korrikut do te jene endrra qe behet realitet. Shume prej tyre mund te enderrojne se do te vazhdojne te ecin perkrah emrit te madh te Milanit, por, ne fund te fundit, ajo qe ka rendesi per femijet shqiptare dhe qe do ta thone buzagaz gjithe jeten do te jete: po, kam luajtur dikur me fanellen e Milanit, edhe pse ishte vetem prove per femije.
"Milan Junior Camp" eshte nje mision i skuadres kuqezi per zbulimin e talenteve anembane botes. Eshte hera e pare qe nje kamp i tille ngrihet ne Shqiperi dhe as me shume e as me pak, por nga ekipi me i titulluar ne bote, skuadra qe ka nenshtruar mbare kontinentit ne keta 20 vitet e fundit dhe qe me lojes spektakolare ka magjepsur dhe ka bere mijera tifoze ne Shqiperi. Eshte mahnitur Daniele Masaro, ish-ylli i kesaj skuadre ne epoken e Sakit dhe Kapelos, qe bashke me treshen e famshme holandeze e bene Milanin nje makine titujsh de-luxe. Francesca Pietra, pergjegjese e "Milan Junior Camp", ka thene dje ne konferencen per shtyp: "Filozofia jone eshte te kultivojme talente te rinj ne vendin e tyre, t'i ndihmojme te rriten nepermjet mesimeve dhe disiplines taktike nga trajneret tane. Kete vit, 15000 femije nga 37 vende te botes do te marrin pjese ne Milan Junior Camp. Ky eshte nje rezultat qe na ben krenar". Me pas fjalen e ka marre Marko Skembri, menaxheri i Pergjithshem i "World Camp", shoqeria italiane qe ka organizuar veprimtarine. Ai tregon se femijet me te mire qe do te seleksionohen ne Tirane, do te shkojne ne Milano ku do te ritestohen. "Nuk ka asnje lloj seleksionimi. Duam t'u japim te gjithe femijeve mundesine te veshin ngjyrat e Milanit. Femijet me te mire te perzgjedhur ne Milan Junior Camp te Tiranes, do te ftohen qe te vijne ne Milano e te tregojne talentin e tyre".
Masaro: Me te talentuarit do jene ne familjen tone
Familja e madhe kuqezi eshte zgjeruar edhe ne Shqiperi, nje vend qe e adhuron futbollin italian dhe ku tifozet e Milanit, Juves, Interit e Romes jane te shumte. Kete gje e ka vene re edhe Daniele Masaro, ish-asi i sulmit kuqezi, i cili prezantoi edhe Milan Junior Camp ne Tirane. "Jemi ketu ne Shqiperi sepse besojme fort ne potencialin futbollistik te ketij vendi. Te rinjte qe do te marrin pjese ne Milan Junior Camp, do te kene mundesine te sterviten sipas metodave qe perdor stafi kuqezi", tha Masoro. Me pas, ai tregon se femijet e talentuar do te kene nje mundesi te madhe si dhe ndjehet mjaft mire qe Shqiperia eshte fanse e Serise A. " Nese shohim femije me talent te vecante, do t'i ndjekim me vemendje dhe do t'u japim atyre mundesine te bashkohen me familjen e madhe kuqezi. Jam shume i gezuar qe sot e tutje do te jemi edhe ne Shqiperi, ku Seria A italiane eshte kampionati evropian me i ndjekur dhe ku ka me te vertete shume tifoze te Milanit", perfundoi prononcimin e tij ish-lojtari kuqezi.
Per t'u theksuar
- Milan Junior Camp do te zhvillohet ne Tirane nga data 30 qershor deri ne kater korrik ne tre ambiente te caktuara: Stadiumi "Selman Stermasi", qendra sportive "Dinamo" dhe hapi i fundit do te mbahet ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa"
- Milan Junior Camp do te jete teresisht gratis, pasi sponsoret kane bere te mundur qe te mbulohen krejtesisht shpenzimet e ketij aktiviteti. Keshtu femijet do te kene mundesine te mos shpenzojne asgje dhe te sterviten nga trajnere te nivelit te larte.
- Bashke me delegacion e Milan Junior Camp, ne Tirane, per here te pare, ka mberritur edhe kupa me "veshe te medhenj", trofeu i Liges se Kampioneve, suksesi i fundit qe u fitua nga Milani ne finalen e Athines kunder Liverpulit.