Protestuesit e PS penguan qytetarët që shkonin në festën e PD
Autori i Lajmit: Redaksia
“Pjesëmarrës të protestës së Partisë Socialiste kanë tentuar dje të pengonin kalimin e qytetarëve në Bulevardin “Bajram Curri” në drejtim të sheshit “nënë Tereza” ku po zhvillohej koncerti festiv i Partisë Demokratike”, me këtë deklaratë ka dalë Policia e Tiranës, ku më tej thuhet se, rreth orës 11.00 të ditës së djeshme, një grup simpatizantësh që mbështesin grevën e urisë të grupit të deputeteve Socialistë, tentuan të bllokojnë në Bulevardin Bajram Curri, mbi Urën e Lanës dhe të konfrontohen me qytetarë të tjerë të cilët po shkonin në aktivitetin tjetër që po zhvillohej në Sheshin “Nënë Tereza”. Burimet zyrtare kanë thënë se me ndërhyrjen e forcave të policisë, situata u normalizua pa incidente të rënda. Policia tha se po dje, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë, ka zhvilluar një tubim përpara Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta dhe më pas kanë lëvizur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në afërsi të Kryeministrisë, edhe ky tubim është zhvilluar pa incidente.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010