Rrëmbimi i policëve, MJ: Beogradi të reagojë

Ministria e jashtme
TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme te Shqipërisë ka denuar sot aktin e ulët të rrëmbimit të dy policëve të Republikës së Kosovës.
Permes nje deklarate per mediat, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se akte të tilla kriminale të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë në rajon mes vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
“Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga autoritetet përgjegjëse në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përsëritja e akteve të tilla në të ardhmen”- theksohet ne deklarate.