E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton më afër titullit kampion

Dy gara para mbylljes së kampionatit, britaniku Hamilton ka 12 pikë më shumë se kolegu i tij i skuadrës, Alonso. Gara në Japoni u zhvillua në kushte tejet të vështira, për shkak të rreshjeve të pandërprera të shiut. Hamiltoni, i cili u nis nga pozita e parë startuese u gjend më së miri në këto kushte dhe arriti të ruajë epërsinë deri në fund të garës, ndonëse pati një përplasje të vogël me Kubicën. Vendi i dytë dhe i tretë i takuan finlandezëve Kovalainen (Renault) dhe Raikonen (Ferrari). Në pozitën e katërt përfundoi Dejvid Kultardi i skuadrës Red Bull, kurse pikë të reja për Renaultin fitoi edhe Fizikela në pozitën e pestë. Ndërkohë kampioni në fuqi, Fernando Alonso nuk pati fat në këtë garë, pasi doli nga shtegu në rrethin e 42-të, duke i zvogëluar dukshëm gjasat për titull të kampionit. Hamiltoni kryeson në renditjen e përgjithshme me 107 pikë, i ndjekur nga Alonso, me 95 pikë dhe Raikonen, me 90 pikë. Gara e ardhshme mbahet të dielën më 7 tetor në Kinë. Rezultatet 1.L. Hamilton (McLaren) 2:00:34,579 2.H. Kovalainen (Renault) + 8,377 3.K. Raikonen (Ferrari) 9,478 4.D. Kultard (Red Bull) 20,297 5.Xh. Fizikella (Renault) 38,864 6.F. Masa (Ferrari) 49,042 7.R. Kubica (Sauber) 49,285 Renditja e pergjithsme 1. Lewis Hamilton 107 pike 2. Fernando Alonso 95 3. Kimi Raikkoenen 90 4. Felipe Massa 80 5. Nick Heidfeld 56 6. Robert Kubica 35 Image and video hosting by TinyPic Image and video hosting by TinyPic Image and video hosting by TinyPic Sekuenca nga gara ne Japoni:

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›