E Shtunë, 31 Tetor 2026

FLASH: Barçashow - Henry tripletë dhe një gol I Messi-t

Zikaltërit poshtërojnë Romën - Arsenal mban kryesimin
Barcelona feston fitoren e rradhes me një lojë spektakolare respektivisht në xhiron e gjashtë të Primera Divizion ajo mund në transfertë ekipin e Levantes me rezultat të thellë 4-1. Njeriu I mbrëmjes pa dyshim Thierry Henry I cili shënoi tri golat e parë njëkohësisht edhe debutuese në La Liga ( min. 17' ,23' dhe 48' )me dy asiste të Messit I cili ishte edhe autori I golit të katërt për katalanasit në min. e 50'. Viqueira shënoi golin e nderit për vendasit nga penalltia në min. e 72'. Braziliani Ronaldinho edhe këtë ndeshje nuk ishte I pranishëm për shkak sic thuhet nga zyrtarët e klubit se ai është I lënduar akoma. Në ndeshjen tjetër të Primera Zaragoza mund Sevillan me rezultat 2-0. ITALI- Interi dëshmoi se është skuadra më e frikshme në Itali, kur arriti një fitore madhështore në "Olimpiko" 4-1 ndaj Romës vendase, që luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 28-të, kur Ludovik Zhyli u largua me karton të kuq pas prekjes së topit me dorë gjë që solli edhe penalltinë e fituar nga Interi. Për djemtë e Mancinit shënuan Ibrahimovic (me penallti), Krespo, Kruz dhe Kordoba. Për Romën, golin e flamurit "verdhekuq" e realizoi Simone Perrota (1-1). Zikaltërit, që luajtën me fanella të bardha me kryqin e kuq, tashmë kryesojnë të vetëm në renditje me 14 pikë, ndërsa Roma pas tri fitoresh e dy barazimesh pësoi humbjen e parë, pak ditë para se të ndeshet me Mancesterin në "Old Traford". ANGLI - Goli i shënuar me kokë nga Robin van Persi në pjesën e parë ndaj Uest Hemit i dha tri pikë të cmuara Arsenalit, duke i siguruar "Topcinjve" edhe për një javë kryesimin e Premier Ligës. Holandezi shënoi në minutën e 13-të duke e bwrë të pathyeshëm Arsen Vengerin në tetë javët e para tw këtij sezoni. Celsi edhe një herë zhgënjeu duke barazuar në shtëpi 0-0 me Fulhamin, ndërsa Droga u ndëshkua me karton të kuq. Rezultatin më të thellë e arriti Portsmuthi që mundi 7-4 Ridingun. Mancester Siti fitoi 3-1 me Njukasëllin, ndërkohë që Derbi-Bolton u mbyll në barazim 1-1. Liverpuli bëri autokritikë duke fituar 1-0 në transfertë me Uiganin me golin e Benajoun. Mancesteri fitoi gjithashtu jashtë shtëpisë 1-0 me Birmingam Sitin, falë golit të Kristiano Ronaldos. GJERMANI - Rezultat i jashtëzakonshëm, fitore e bujshme dhe e pabesueshme: Verder Bremen përmbyt 8-1 Arminian e Bilefeldit. Edhe Bajerni fitoi në transfertë me Bajer Leverkuzenin me rezultatin e ngushtë 1-0 (gol i Luka Tonit) duke ruajtur kryesimin me 20 pikë, katër pikë më shumë se Shalke 04 e vendit të dytë (16). Në ndeshjet e tjera Hamburgu barazoi 2-2 me Volfsburgun, Bokum-Nuremberg 3-3, Rostok-Stutgard 2-1. Të premten, Shalke fitoi me Hertën e Berlinit 1-0. Levante 1-4 Barcelona Roma 1-4 Inter Werder Bremen 8:1 Arminia Bielefeld Bayer Leverkusen 0 - 1 Bayern Munich
Portsmouth 7 - 4 Reading Vigan 0-1 Liverpool Chelsea 0-0 Fulham
M. City 3-1 Newcastle
Birmingham 0-1 Manchester United Fulham 0 - 1 Arsenal

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›