E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, goleada austriake vazhdon

Hamdi Salihi është shndërruar në një "serial killer" në kampionatin austriak duke shënuar një tjetër gol me vlerë, në fitoren 3-1 të SV Ried me Austria Karnten, që luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 40. Sulmuesi i Kombëtares, i cili shënoi 2 gola të mërkurën kundër Altac, realizoi golin e dytë për ekipin e tij. Për Salihin ky ishte goli i gjashtë në kampionatin austriak. Dy gola e tjerë për Ried u shënuan me penallti nga Dreksel (16' dhe 90').

Kliko per te shikuar golin

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›