Milano, plagoset rende nje shqiptar

Nje emigrant shqiptar eshte gjetur i plagosur me arme zjarri ne ane te nje rruge ne periferi te Milanos, ne Itali.
Mediat italiane raportojne per nje te ri, rreth 30 vjec, te cilit nuk i jane gjetur dokumente identifikimi.
I plagosuri eshte gjetur rastesisht nga disa kalimtare te rastit.
Pasi i eshte dhene ndihma e shpejt ne vend, ai eshte transportuar per ne spitalin San Gerardo te Monzes, ku dhe i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale.
Sipas mediave, gjendja e tij shendetesore eshte e rende.