E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milano, shqiptari plagoset rëndë me pistoletë

Një 30 vjecar shqiptar është qëlluar me pistoletë mbrëmë në një zonë të Milanos. Policia nuk bëri të ditur identitetin e të riut por mësohet se ka kryer një sërë operacionesh kërkimi në zonë. Në vendngjarja mjekët kishin ndërhyrë për t'i ndaluar hemoragjinë. 

MILANO- Një shqiptar është qëlluar me pistoletë mbrëmë në provincën Seveso të Milanos. Disa persona që kalonin me makinë në atë zonë, kanë vënë re të riun i cili ishte mbuluar me gjak dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Mediat italiane raportojnë se pas verifikimeve të para, policia italiane bëri të ditur se i plagosuri ishte shqiptar rreth moshës 30 vjec, por nuk bëri të mundur indetifikimin e tij. Me të mbërritur në vendngjarja mjekët kishin ndërhyrë për ti ndaluar hemoragjinë e cila rridhte nga plaga e marrë në stomak. Më pas ai është dërguar në spitalin San Gerardo di Monza ku dhe i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal.

Ende nuk dihet si është aktualisht gjëndja shëndetësore e shqiptarit por mësohet se policia gjatë natës kishte kryer një sërë operacionesh kërkimi në zonë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›