E Diel, 1 Nëntor 2026

Mile: “Gjobat, pjesë e kontratës”Kapiteni i Teutës pohoi se askush nga lojtarët nuk e kishte menduar se do dilnin me atë rezultat nga fusha e Peqinit

Publikoje ne:

Kapiteni i Teutës, Vangjel Mile, njëherësh edhe goleadori i “djemve të detit” në këtë fillim sezoni përkrahu idenë e presidentit të klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu, në lidhje me gjobat e mundshme ndaj lojtarëve, pas humbjes shokuese 4-1 me Shkumbinin në Peqin, e treta në gjashtë ndeshje.

Trajneri Mirel Josa analizoi ndeshjen e së shtunës së kaluar, përpara se të rinisin përgatitjet e gjata për takimin e radhës kundër Laçit në shtëpi.

Pas kritikave të ashpra të presidentit Edmond Hasanbelliu, lojtarët e pranojnë që kanë gabuar dhe besojnë që që paraqitje të tilla nuk do të përsëriten më në të ardhmen.

Lideri i ri i Teutës, Vangjel Mile, pohoi se askush nga lojtarët nuk e kishte menduar se do dilnin me atë rezultat nga fusha e Peqinit, ndërsa krejt ndryshe gjatë gjithë javës së kaluar ishin përgatitur për të marrë një tjetër fitore.

Përsa i përket gjobave që iu është vënë një pjesë të lojtarëve kryesorë të formacionit bazë, Mile i quan ato pjesë të kontratës, ashtu siç janë dhe premiot që jepen në rast suksesi.

Teuta ka grumbulluar 9 pikë në gjashtë javët e para, duke u renditur në vendin e pestë, me po aq pikë sa Skënderbeu.


Numri i klikimeve - 897
  E Marte, 06 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›