E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, hakmarrje zikaltër ndaj Fenerbahçes

Në Grupin E, Barcelona siguroi një vend midis 16 ekipeve më të mira të Europës pas barazimit 2-2 me kampionen e Francës, Lionin, që nga ana e tij, pas fitores së Shtutgardit me Rejnxhërsin, u barazua me skocezët me nga 7 pikë. Barcelona shënoi një gol shumë të shpejtë në "Gerland" me anë të Andres Iniestën, kur kishin kaluar vetëm 3 minuta lojë. Një harkim perfekt i 17-vjecarit Bojan Kërkic, i cili lëshoi një top të ulët për Iniestën, që me një të djathtë të fuqishme shënoi një gol fantastik për ekipin katalanas. Pa kaluar katër minuta lojë, braziliani i Lionit, Zhuninjo, barazoi me një kryevepër të tij. Një gjuajtje e lirë nga 35 metra duke gjunjëzuar portierin e Barcelonës, Viktor Valdes. Në pjesën e dytë, Lionel Mesi realizoi nga pika e bardhë, pas faullit të Fabio Grosos. Talenti argjentinas gjuajti me gjakftohtësi në të majtën e portës së mbrojtur nga Remi Verkutrë. Në minutën e 71-të, trajneri Rajkard hodhi në fushë edhe Ronaldinjon në vend të Gudjonsenit. Golin e barazimit për kampionen e Francës e realizoi sërish Zhuninjo, por kësaj radhe nga pika e bardhë, ashtu sic bëri edhe Mesi. Mbrojtësi i Barcelonës, Abidal, shkaktoi një faull kundër Keitës dhe Zhuninjo në të 80-tën nuk fali nga 11-metërshi. Për brazilianin, ky ishte goli i tij i 15-të në Ligën e Kampioneve.
Shtutgardi arriti një fitore dramatike 3-2 në "Gotlib Daimler", kur përmbysi rezultatin e miqve nga Skocia. Rejnxhërs shënoi me anë të Adam në minutën e 27-të. Skocezi shënoi pas 60 sekondash, pasi një minutë më parë zëvendësoi të dëmtuarin Li Mekkulloh. Bislej ekzekutoi një goditje këndi dhe Karlos Kuelar e devijoi me kokë për Adam, i cili realizoi nga një distancë e afërt. Pas dy përpjekjeve të dështuara, Kakau shënoi golin e barazimit për kampionen e Gjermanisë në minutën 45'+2, kur shënoi në portën e Alan Mekgregorit me një gjuajtje të jashtëzakonshme, pak sekonda përpara përfundimit të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të ndeshjes ishte Shtutgardi që kaloi në avantazh me Pardon në minutën e 62-të, ndërkohë që Fergusoni barazoi 2-2 për Rejnxhërs në minutën e 70-të. Rumuni Ciprian Marika me golin e tij në minutën e 85-të i dha edhe tri pikët e para Shtutgardit në Ligën e Kampioneve pas pesë takimeve.

Grupi F

Roma shkatërroi Dinamon e Kievit në Ukrainë me rezultatin e thellë 4-1 duke siguruar edhe kualifikimin në raundin me nokaut, një javë përpara përfundimit të ndeshjeve në grup. Nga një gol i Panucit, Vucinicit dhe francezit Zhyli, mbyllën pjesën e parë 3-0 për skuadrën e Luciano Spaletit. Roma shënoi në minutën e 4-t me Kristian Panucin, i cili e hodhi topin pas shpinës së portierit ukrainas, Oleksandër Rubka. Më pas i erdhi radha francezit të Romës, Ludovik Zhyli, i cili realizoi me gjakftohtësi në minutën e 32-të golin e dytë të takimit dhe të 20-in e tij në kompeticionet e UEFA-s. Pas katër minutash është Mirko Vucinic, i cili kombinon bukur me Zhyli, për të prodhuar golin e tretë të Romës, që e coi skuadrën italianë midis 16-të më të mirave të Europës. Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i Dinamos së Kievit, që realizoi me anë të Bangoura në minutën e 63-të. Në minutën e 78-të, Mirko Vucinic realizoi "pokerin" italian.
Mancesteri, që e kishte siguruar kualifikimin pas ditës së katërt, befasoi jo pak në "Old Traford", kur miqtë nga Portugalia shënuan në pjesën e parë. Ishte Abel që realizoi për Sportingun në minutën e 21-të, duke mposhtur portierin Tomash Kuzhcak. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e portugezëve, ndërsa në të dytën ishte argjentinasi Karlos Tevez, i cili barazoi për Mancester Junaitid në minutën e 61-të. Kristiano Ronaldo tregoi klasin e tij kur shënoi në minutën 90-të me një goditje të lirë. Mancesteri është i vetmi ekip që i ka fituar të gjitha takimet deri tani.

GRUPI G
Interi siguroi kualifikimin midis 16 ekipeve më të mira të Europës pas fitores 3-0 me turqit e Fenerbahces. Një hakmarje agresive kjo e kampionëve të Italisë. Njëmbëdhjetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, argjentinasi Hulio Kruz realizoi në minutën e 56-të për zikaltërit duke i dhënë edhe kryesimin 1-0 skuadrës së Mancinit. Një kros i ulët i ardhur nga e majta e sulmit të Interit, i devijuar edhe nga një mbrojtës i Fenerbahces, topi mbërriti te Hulio Kruz, i cili nuk e pati të vështirë për ta zhytur në rrjetë. Zikaltërit clirohen dhe në minutën e 66-të ishte Zlatan Ibrahimovic që dyfishoi rezultatin duke rritur në maksimum entuziazmin e padronit Masimo Morati. Për Interin mendoi edhe Himenez, i cili realizoi golin e tretë në minutën e dytë shtesë të pjesës së dytë, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme të Interit.
PSV Eindhoven mundi CSKA-në 1-0 në Moskë dhe mban ende të gjalla shpresat për një kualifikim në të tetat e Ligës së Kampioneve. Ndeshja u vendos nga goli i Xheferson Farfanit në minutën e 39-të. CSKA e Valeri Gazaevit zhvilloi volum më të madh loje se holandezët, por nuk mundi të konkretizojë epërsinë teritoriale dhe faktorin fushë. PSV e Jan Vouters ndodhet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa CSKA mbeti në kuotën e 1 pike.

Grupi H
Sevilja arriti një fitore të madhe (3-1) me Arsenalin duke siguruar së bashku edhe me "Topcinjtë" e Arsen Vengerit për turin pasardhës. Golin për Arsenalin e shënoi Eduardo Da Silva në minutën e 11-të. Ky ishte edhe goli i dytë i tij në tri ndeshje të Ligës së Kampioneve. Da Silva shfrytëzoi në maksimum harkimin e Niklas Bendtnerit, e stopoi topin me gjoks përpara se ta godiste topin me të majtën. Vendasit e Seviljes iu përgjigjën me anë të Sejdu Keitës në minutën e 24-t, i cili shënoi edhe golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve. Keita shfrytëzoi gabimin e Filip Senderos brenda zonës së vogël të Arsenalit. Në të 34' ishte Luis Fabiano që kaloi në avantazh spanjollët. Sevilja pati kohë në pjesën e dytë për të realizuar edhe golin e tretë teksa Frederik Kanoute shënoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të penallti, të cilën e mori po vetë pas faullit të Turesë së Arsenalit.
Në Bukuresht, Steaua dhe Slavia e Pragës u ndanë në barazim 1-1. Valentin Badea shënoi në minutën e 12-të për Steaua duke i cuar në ekstazë tifozët rumunë. Nikolae Dika i rrëshqiti mbrojtjes së Slavias dhe e pasoi topin te sulmuesi Badea, i cili, edhe pse nën presionin e David Hubacekut, arriti të menaxhojë situatën duke shënuar e zhytur topin në rrjetë. Për Slavian shënoi Zdenek Shenerik në minutën e 78-të me një goditje të fuqishme me kokë.

Liga e Kampioneve
Dita 5
27 nëntor

(E) Shtutgard-Rejnxhërs 3-2
(E) Lion-Barcelona 2-2

(F) Dinamo Kiev-Roma 1-4
(F) Man.Junaitd-Sporting 2-1

(G) CSKA Moskë-PSV 0-1
(G) Inter-Fenerbahce 3-0

(H) Steaua-Slavia 1-1
(H) Sevilja-Arsenal 3-1

Renditja

Grupi E Nd. Pikë
Barcelona 5 11
Rejnxhërs 5 7
Lion 5 7
Shtutgard 5 3

Grupi F Nd. Pikë
Man. Jun. 5 15
Roma 5 10
Sporting 5 4
Dinamo K. 5 0

Grupi G Nd. Pikë
Inter 5 12
Fenerbahce 5 8
PSV 5 7
CSKA Moskë 5 1

Grupi H Nd. Pikë
Sevilja 5 12
Arsenali 5 10
Slavia 5 5
Steaua 5 1

28 nëntor

(A) Beshiktash-Marsejë
(A) Liverpul-Porto
(B) Rozenborg-Celsi
(B) Valencia-Shalke
(C) V.Bremen-Real Madrid
(C) Lacio-Olimpiakos
(D) Benfika-Milan
(D) Sëlltik-Shakhtar

Renditja
Grupi A Nd. Pikë
Porto 4 8
Marsejë 4 7
Liverpul 4 4
Beshiktash 4 3

Grupi B Nd. Pikë
Celsi 4 8
Rozenborg 4 7
Shalke 4 4
Valencia 4 3

Grupi C Nd. Pikë
Real Madr. 4 8
Lacio 4 5
Olimpiakos 4 5
V.Bremen 4 3

Grupi D Nd. Pikë
Milan 4 9
Shakhtar 4 6
Sëlltik 4 6
Benfika 4 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›