Salihi konfirmon klasin edhe në Greqi
21/02/2005 Sulmuesi shkodra tashmë e ka fituar vendin e titullarit te skuadra e Panionios dhe po paraqitet mjaft mirë në kampionatin helen. Dje në Nea Smirni, Panionios ka fituar ndaj OFI-t të Kretës dhe Salihi ka qenë një nga më të mirët e skuadrës së tij. Ai ka qenë një nga pikat e referimit të sulmit të skuadrës vendase. Sulmuesi ynë ka provuar me të gjitha mënyrat që të shënoi golin e tij të parë në kampionatin grek, por fati nuk ka qenë me të. Në minutën e 35-të gjuajtja e tij grushtohet nga portieri kundërshtar. Më pas vijojnë raste të tjera të tij, duke arritur kulmin me minutën e 62-të, kur topi kalon edhe portierin, por ndalet nga një mbrojtës kundërshtar në vijën fatale. Me sa duket nuk ka qenë e thënë që dje sulmuesi shkodran të shijonte delirin e golit, sepse në fund të takimit ishte i vetëm përballë portierit, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. E megjithatë kontributi i tij në fitoren e Panionios ishte i madh. Këtë e vërteton edhe fakti se kur rezultati ishte akoma i barabartë, trajneri i kreu të treja ndërrimet por shkodranin e la në fushë, pasi loja e tij në ato momente po impenjonte tërë mbrojtjen kundërshtare