Starova: Kampionati ende i hapur
21/02/2005 Trajneri i Tiranës rezervohet ta deklarojë kampionatin e mbyllur edhe pse mendon se avantazhi me ndjekësit është i konsiderueshëm
Fitorja në derbin e të shtunës ka gëzuar jo vetëm tifozerinë, por të gjithë në kampin bardheblu, i cili pas saj tashmë ka filluar të bëjë llogaritë më i qetë në luftën drejt titullit. Por nëse ndonjërit prej tyre i drejton pyetjen, se a mund të quhet ky tashmë një kampionat i mbyllur, të gjithë tregohen të rezervuar, duke e mbyllur me shprehjen: euforia do të ishte gjëja më negaive që mund të shkatërronte gjithçka. Tirana, kur duhen edhe 12-javë nga fundi i sezonit, e shikon veten 10 pikë mbi ndjekësin më të afërt, Elbasanin, ëndrra e të cilit drejt përsëritjes së historisë së Labinoti të dikurshëm, duket se ka marrë një goditje të rëndë pasditet e të shtunës në stadiumin ‚’’Loro Boriçi“ të qytetit të Shkodrës. Diferenca mes dy skuadrave, në dukje është shumë e vështirë për t’u barazuar, por kurrsesi absolutisht e parekuperueshme. Nëse të gjithë e kemi pranuar se në futboll gjithçka mund të ndodhë, kjo na bën të pranojmë se gjërat ende nuk kanë marrë fund. E nëse optimizmi në radhët e Tiranës është i madh, më i përmbajtur në deklaratat e tij është trajneri Sulejman Starova, sipas të cilit gjithçka quhet e përfunduar nëse titulli është siguruar edhe nga ana matematikore. ’’Kemi marrë një fitore tepër të rëndësishme në derbi, madje mund të quhet dhe një fitore dopjo, pasi rivali ynë më i agresiv në luftën për titull ka humbur në Shkodër,- ka thënë Starova menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 24-të, të Kategorisë Superiore. – Tre pikët janë të rëndësishme, jo vetëm pse janë marrë në një ndeshje derbi, vështirësitë e së cilës dihen, por edhe për faktin se me këto pikë Tirana ka mundur të sigurojë një pozicion, që i ofron më shumë qetësi në rrugën drejt trofeut“. Trajneri bardheblu është shprehur disi i kënaqur me lojën e skuadrës së tij në takimin e zhvilluar në ’’Qemal Stafa“, edhe pse në asnjë nga frazat e tij nuk është përmenduar fare që Tirana e shikonte veten në periudhë të caktuar të ndeshje mbi kundërshtarin. ’’Në pjesën e parë u pa një lojë shumë e mirë, e të dy skuadrave, - shtoi më tej tekniku i kampionëve në fuqi të Shqipërisë, ndërsa në pjesën e dytë niveli i lojës pësoi një rënie. Ne aplikuam kundërsulmin e shpejtë, nëpërmjet të cilit mund edhe të kishim shënuar“. Për sa i përket të ardhmes, trajneri Starova ka nënvizuar se, është i vetëdijshëm, që avantazhi kundrejt ndjekësit më të afërt në tabelën e renditjes është i konsoderueshem, por kjo nuk mjafton për t’u vetdeklaruar kampionë kaq shpejt, pasi ka akoma dhe shumë ndeshje përpara. ’’Për të qenë realistë avantazhi që kemi me Elbasanin është i konsiderueshëm, por do të më pëlqente të flisja për titullin vetëm kur të ishte siguruar gjithçka edhe nga ana matematikore. Kampionati ka edhe 12-të ndeshje për të luajtur, të cilat mund të sjellin të papritura. Tirana duhet të largojë euforinë dhe të përqendrohet në maksimum te secila ndeshje“, - ka mbyllur Strova, i cili predikon qetësi dhe shumë punë për ditët e ardhme të bardhebluve.