E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë në politikë, Cepani: Një në tre fitues, të jetë nga ne

Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve nuk duhet të pranojë listat e kandidatëve që nuk parashikojnë që një nga tre kandidate të jetë grua. Në kuadër të nismës “Stafeta e gruas në vendimarrje”, 100 organizata të shoqërisë civile janë angazhuar në marrjen e opinioneve nga publiku, se përse duhet të mbështesin angazhimin më të madh të gruas në vendimarrje.

Prej disa ditësh në të gjithë rajonet e Shqipërisë janë organizuar në sheshet kryesore stenda, në të cilat qytetarët, organizata te shoqërisë civile, politikanë, etj kanë shprehur pozicionet e tyre persa i përket rëndësisë së angazhimit të gruas në politikëbërje.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›