Miletic Beogradi te nderhyje per veriun e Kosoves

Përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës thonë se pa përfshirjen e Beogradit dhe të bashkësisë ndërkombëtare nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme për veriun e Kosovës dhe integrimin e të gjithë serbëve në institucionet kosovare.
Kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitetet, Petar Miletiç tha se gjetja e zgjidhjes është e mundshme vetëm me përfshirjen e Beogradit, ndërkombëtarëve dhe popullatës së veriut të Kosovës. Këto komente Miletiç i bëri pas takimit të Këshillit Konsultativ, një mekanizëm ky që është krijuar për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e komuniteteve.
“Çështja e serbëve në veri e jug është një çështje e gjerë, por me siguri Këshilli ynë do ta prekë këtë çështje ne një periudhe te ardhshme”-tha ai.
Në takimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete mori pjesë edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Ky këshill është një panel me anë të së cilit komunitetet, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mund të marrin pjesë dhe të angazhohen në proceset politike vendimarrëse.
Bul Salihu