E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i Kontaktit per Libine Gaddafi ti jape fund lojes

Perëndimi dhe kombet arabe u takuan në Abu Dabi të Arabisë Saudite me pikësynimin për t’i dhënë fund lojës së Gaddafit siç e quajtën ata, ndërkohë që NATO edhe një herë ka intensifikuar sulmet ajrore mbi Tripoli.  Ministrat e grupit të kontaktit për Libinë, të cilët ishin angazhuar për ndihmë financiare ndaj kryengritësve, kanë premtuar më shumë se 500 milionë dollarë ndihma, ndërsa kanë kërkuar një plan të detajuar për ditën kur Mouammar Gaddafi më në fund të largohet nga pushteti.

Kryengritësit shpresojnë të nisin prodhimin e naftës me 100 mijë fuçi në ditë,  në vendin lider të Afrikës së Veriut në këtë drejtim, ndërsa pritjet e tyre për ndihma shkojnë më 3 miliardë dollarë. Si aleatët perëndimorë, si kryengritësit nuk e kanë pranuar variantin e armëpushimit që nuk parashikon largimin e Gaddafit.

Ndërkohë një prokuror i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Kombet e Bashkuara denoncoi atë që ai e quajti strategji e Gaddafit për përdhunimin e grave të kryengritësve nga ushtarët e tij, duke sqaruar se ka edhe prova që e faktojnë këtë akuzë. Një grup bipartisan në Kongresin Amerikan i propozoi presidentit Obama të ngrijë fondet e regjimit të Tripolit për ndihma humanitare ndaj personave të prekur nga lufta civile. Fushata ajrore e NATO-s rinisi me intensitet të lartë, duke goditur shënjestra të reja në periferitë e Tripolit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›