Miliardat e buxhetit, që shpenzohen për “mirëqenien” e deputetëve
Kuvendi, institucioni me buxhetin më të lartë në vend. Sa i kushton taksapaguesve një deputet në muaj
Kuvendi i Shqipërisë vazhdon të mbetet një ndër institucionet me buxhetin më të lartë. Vetëm pak kohë më parë ligjvënësit miratuan buxhetin suplementar të propozuar nga qeveria për këtë institucion, i cili kap shifrën 1 020 milionë lekë të rinj. Ndërkohë që në vitin 2007 buxheti për këtë institucion ka qenë 845 milionë lekë, këtë vit ka pësuar një rritje prej 1.75 milionë lekë. Në buxhetin shtesë të shtetit për dy institucionet e tjera të vendit, si Kryeministria dhe Presidenca, është parashikuar një buxhet 405 000 lekë për Presidencën dhe 325 000 lekë për Kryeministrinë. Duket qartë diferenca e lartë e buxhetit të Kuvendit me dy institucionet e lartpërmendura, por kjo vjen dhe për faktin se Kuvendi ka numrin më të madh të punonjësve. Buxheti prej 1 020 milionë lekësh do të përdoret për 440 punonjësit e administratës së Kuvendit dhe për 140 deputetët, të cilët, kuptohet, zënë zërin më të madh në këtë buxhet. Kjo për faktin se një deputet, përveç pagës bazë, paguhet për çdo veprimtari tjetër të tij që lidhet me “interesat” e publikut.
Deputetët
Në ligjin “Për statusin e deputetit”, përveç pagës bazë, e cila pa llogaritur taksat dhe tatimet që mbahen, është rreth 140 mijë lekë (të rinj) në muaj, deputetët paguhen për pjesëmarrjen në komisione, për përdorimin e telefonit, për qiranë e shtëpisë nëse nuk banojnë në Tiranë, për qëndrimin në hotel, për karburantin e automjetit, për shërbimin e automjetit, si dhe marrin dieta për të shkuar në zonat e tyre elektorale, ose në delegacione jashtë vendit. Të gjitha këto, të mbledhura bashkë, kapin shifrën e afro 3 mijë eurove në muaj për një deputet, ndërkohë që taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë për 140 të tillë. Kështu, përveç rrogës bazë, deputetët shpërblehen dhe për pjesëmarrjen e tyre në komisionet parlamentare të përhershme të Kuvendit, ku çdo anëtar paguhet me 2 mijë lekë për çdo mbledhje të komisionit. Përjashtim bëjnë kryetari i komisionit dhe nënkryetari, të cilët paguhen përkatësisht me 2500 lekë dhe 2200 lekë për çdo mbledhje të komisionit parlamentar. Në shpërblimin për pjesëmarrje në komision ka dhe diferenca, pasi vetëm deputetët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe atij të Ligjeve paguhen për 12 mbledhje në muaj, ndërsa anëtarët e komisioneve të tjera të përhershme paguhen për 8 mbledhje në muaj. Një vend të veçantë në trajtimin e deputetëve zë dhe pagesa e celularit, ku për çdo deputet nga buxheti i shtetit jepen 17 mijë lekë në muaj. Përjashtim këtu bëjnë kryetarët e komisioneve parlamentare dhe kryetarët e dy grupeve më të mëdha parlamentare, për të cilët pagesa e telefonit është 20 mijë lekë në muaj. Dieta që marrin deputetët janë një zë tjetër në shpenzimet për ta, ku çdo ditë ka vlerën e rreth 5600 lekëve. 12 ditë dietë në muaj përfitojnë deputetët që banojnë jashtë Tiranës, ndërsa 6 ditë në muaj të gjithë deputetët e tjerë. Përveç pagesës bazë për dietën, deputetët shqiptarë përfitojnë dhe pagesën e hotelit për çdo natë që flenë jashtë vendbanimit të tyre, e cila është 2000 lekë nata. Ligjet që përcaktojnë statusin e deputetit parashikojnë që ai të pajiset me makinë nga Kuvendi dhe ky i fundit jep mesatarisht 19 mijë lekë në muaj për karburant dhe 15 mijë lekë në muaj për riparime dhe shërbime që mund t’i bëhen çdo makine. Vlefta në lekë për karburant varet dhe nga zona ku është zgjedhur deputeti, pasi ka nga ata deputetë që marrin deri në 5 mijë lekë në muaj për karburant, duke qenë se i kanë zonat larg, dhe ka nga ata që përfitojnë deri në 4 mijë lekë në muaj. Këtu përmendim deputetët e Tiranës. Gjithashtu, Kuvendi i siguron deputetët me një shtëpi me qira deri në 45 mijë lekë në muaj, në rast se ata e kanë të nevojshme. Çdo deputetë i Kuvendit të Shqipërisë pajiset me zyrë dhe me një sekretare në zonën ku është zgjedhur, por shpenzimet për këto përballohen nga pushteti lokal.
Trajtimi i deputetëve
139 590 lekë paga
17 000 lekë pagesë telefoni
2 000 lekë për çdo mbledhje komisioni
5 584 lekë dieta në ditë
Kryetarët e grupeve parlamentare
Paguhen 5-15% mbi pagën e deputetit, në raport me numrin e anëtarëve të grupit
Deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave
Paguhen për 12 mbledhje në muaj
2400 lekë në muaj anëtarët
2640 lekë në muaj nënkryetari
3000 mijë lekë në muaj kryetari
Deputetët e Komisionit të Ligjeve
Paguhen për 12 mbledhje në muaj
2400 lekë në muaj anëtarët
2640 lekë në muaj nënkryetari
3000 lekë në muaj kryetari
Komisionet e tjera të përhershme të Kuvendit
Paguhen për 8 mbledhje në muaj
1600 lekë në muaj për anëtarët
1760 lekë në muaj nënkryetari
2000 lekë në muaj kryetari
Dietat e deputetëve të Kuvendit
558 lekë në ditë
12 ditë dieta në muaj për deputetë që banojnë jashtë Tiranës (6700 lekë)
6 ditë dieta në muaj për të gjithë deputetët e tjerë (3350 lekë)
Pagesat e celularëve
20 000 lekë në muaj kryetarëve të dy grupeve më të mëdha parlamentare
20 000 lekë në muaj kryetarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit
17 000 lekë në muaj deputetëve të tjerë
Makina, 3400 lekë në muaj
Deputetëve u lejohet mesatarisht deri në 1900 lekë në muaj karburant
Për riparime dhe shërbime 1500 lekë në muaj
Tiranë-Shkodër 2000 lekë karburant
Bulqizë 3000 lekë karburant
Tiranë 400 lekë karburant
Çfarë përfitojnë parlamentarët nga statusi i deputetit
Deputeti, në bazë të statusit, nuk paguan taksa kufitare kur kalon kufirin, përfiton pasaportë diplomatike për vete dhe gruan, ka të drejtë të marrë kredi me kushte lehtësuese për shtëpi dhe mund të importojë një makinë pa doganë. Sipas ligjit, deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës. Dieta e kryetarit, zëvendëskryetarëve dhe deputetëve janë në masën 4% të pagës mujore të tyre. Deputeti që shkon me shërbim jashtë shtetit nga Kuvendi përfiton dietë ditore sipas akteve të miratuara nga Kuvendi. Në rastet kur ai caktohet të marrë pjesë në delegacionet qeveritare ose të institucioneve të tjera, shpenzimet mbulohen nga institucioni që e ka ftuar, duke përfituar dietën sipas akteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Deputeti ka të drejtë të pajiset me automjet nga Kuvendi. Shpenzimet për transport (shofer, karburant, shërbime teknike) përballohen nga Kuvendi, sipas kuotave të përcaktuara në vendimin e Kuvendit. Deputeti pajiset me shërbim telefonik. Vlefta e shpenzimeve për shërbimet e telekomunikacionit përcaktohet me vendim të Kuvendit. Shpenzimet e mësipërme për kryetarët e grupeve parlamentare dhe të komisioneve të përhershme parlamentare janë 20% më të larta se ato të deputetit. Institucionet e administratës publike, në të cilat deputetët kanë qenë të punësuar, pas mbarimit të mandatit të deputetit dhe nëse nuk kanë arritur moshën e pensionit, janë të detyruar ta rikthejnë atë në vendin e mëparshëm të punës ose t’i ofrojnë, brenda një viti nga koha e mbarimit të mandatit, një vend tjetër pune të ngjashëm ose të përafërt me atë të mëparshmin.
12 Gusht 2008