Pheniani tërhiqet nga marrëveshja me SHBA-në

Koreja e Veriut theksoi se më nuk është e obliguar nga marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara për testet bërthamore dhe raketore.
Ky njoftim u bë pasi Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar marrëveshjen, meqë Pheniani e bëri një përpjekje për lansimin e raketës, e cila dështoi.
Sipas marrëveshjes së muajit shkurt, Koreja e Veriut do të merrte ndihmë në ushqim nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Pheniani do t’i suspendonte programet bërthamore dhe raketore.
Veriu e ka akuzuar Washingtonin për akte “armiqësore” dhe është kërcënuar me hakmarrje.