Miliarderi kinez dhuron tërë pasurinë për…bamirësi
PEKIN-Miliarderi kinez Yu Pengnian, i cili ka fituar 8.2 miliardë juan (1.2 miliardë dollarë) në tregun e pasurive te patundshme, ka vendosur që gjithë pasurinë ta dhuroj për qëllime bamirëse, ka bërë të ditur gazeta “China Daily”.
Me kalimin e pasurisë së tij në fondin bamirës që bart emrin e tij, Ju është bërë filantropi më i madh në historinë e Kinës. Ky manjat 88-vjeç, e ka shfaqur shpresën se vendimi i tij do të shërbej si shembull për kinezët e tjerë të pasur. Pjesa më e madhe e mjeteve nga fondi, do të drejtohet në projekte të mbrojtjes shëndetësore, edukim dhe likuidim të pasojave të katastrofave.
Me mjete të fondit, do të paguhet edhe operacioni i heqjes së kataraktit tek 150.000 persona dhe do të ndërtohen disa shkolla në rajone rurale të varfra në perëndim të vendit.
(d.b/BalkanWeb)