E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e vizave ESI: Skenari per Shqiperine e Bosnjen

STRAZBURG- “Në fund të tetorit getoja e liberalizimit të vizave për shqiptarët dhe boshnjakët do të jetë një gjë e së shkuarës.” – . Ky është vlerësimi që jep shoqata Iniciativa Europiane për Stabilitet duke u bazuar në të dhënat e raportit të KE-së për plotësimin e kushteve të Shqipërisë të parashikuar nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Me 19 prill Komisioni Europian publikoi një vlerësim të detajuar të progresit të Shqipërise dhe Bosnjës në lidhje me kushtet e programit të vizave.

Sipas ESI-t raporti do të hapë dyert për qytetaret e dy vendeve te udhetojne pa viza brenda zones shengen para fundit te 2010.

“Mesazhi i raporteve per të dy vendeve është inkurajues”- vlerëson Iniciativa Europiane për Stabilitet.

Pas diksutimit të sotëm në Parlamentit Europian, KE pritet të nxjerrë një propozim legjislativ në kohë për Samitin e BE-Ballkani Perëndimor i planifikuar për tu zhvilluar në Sarajevë më 2 qershor.

Propozimi i Komisionit Euoroian do të jetë liberalizimi i vizave për dy vendet por me kusht që të përmbushin detyrimet që kanë lënë pa kryer deri tani sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo do të krijojë
mundësi që në korrik dy vendet kanë bërë përparim të mjaftueshëm.

Në faqen e saj online ESI raporton se ka shumë mundësi që Bosnjes ti jepet liberalizimi i vizave pa kushte të tjera shtesë, “ESI ka raportuar tashmë për përparim e vizave në Bosnjë që u arritën verën e kaluar. Ky progres ka vazhduar.- Pavarësisht strukturës së decentralizuar, liderët politikë kanë gjetur zgjidhje për të përmbushur kriteret e programit. Ata kanë krijuar mekanizma të reja të koordinimit, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave."

Më pas PE do të mund të përgatisë një vendim përpara pushimeve të verës, në gusht. Në shtator vendimi do të votohet në komisione përgjegjës dhe në një nga seancat plenare në shtator.

Nisma duhet të miratohet në mbledhjen e ministrave te Brendshëm të vendeve të BE-së, gjatë presidencës belge të cilat janë parashikuar të zhvillohen më 7-8 tetori, 8-9 nentor dhe 2-3 dhjetorin.
Në cdo rast liberalizimi i vizave do të hynte në fuqi 20 ditë pas ditës së votimit. Kështu në skenarin me pozitiv Shqipëria mund te jete pa viza ne 27-28 tetor dhe ne skenarin me negativ 22-23 dhjetor.

Nga një analizë e të dhënave Shqipëria dhe Bosnja, ESI konstaton se kanë bërë më shumë përparime teknike sa i përket plotësimit të udhërrëfyesit sa Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë në të njëjtën kohë vitin e kaluar.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›