E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiti fëmijën 500 000 lekë, ekstradohet

TIRANE- Një 60 vjecar, i akuzuar për trafik të miturish është ekstraduar mëngjesin e sotëm nga Greqia drejt vendit tone.

Policia thotë se 60 vjeçari Ziko Lena, nga Pogradeci akuzohet se në dhjetor të 2001 ka mundësuar kalimin e një shtetaseje shqiptare drejt Greqisë, të cilën e ka strehuar në një klinikë, pasi ishte shtatzënë. I ndihmuar dhe nga nëna e babai i të porsalindurit ka shitur fëmijën kundrejt një shume prej 500.000 lekësh.

Në prill të vitit 2006 gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 21vjet burg. Ekstradimi i shtetasit Lena u bë i mundur falë bashkëpunimit të Interpol Athinës me Interpol Tiranën.
Në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, 60 vjeçari iu dorëzua autoriteteve të Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptar.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›