Legalizohen ndërtimet pa leje në bregdet
27/10/2009 Kuvendi shqyrton projektin që çregjistron pronat nga ZRPP-ja. Konsiderohen të paligjshme
Çdo objekt i ndërtuar pa leje në zonat bregdetare para këtij viti do të legalizohet. Ndërkohë personave që i kanë të regjistruara do t’u fshihet nga hipoteka dhe do t’u hyjnë procedurave për riregjistrimin e tyre sipas ligjit më të fundit që qeveria shqiptare i ka propozuar legjislativit për të sistemuar kaosin në zonat me përparësi turistike. Projekti “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin” u mor në shqyrtim nga Komisioni parlamentar i Ligjeve, i cili u shpreh dakord në parim me këtë projekt, por kërkoi riformulim të tij pothuaj në të gjitha nenet që ai mori në shqyrtim dje. “Për ndërtimet para afatit 31.12.2008 projekti e zgjidh situatën në nenin 12 të tij, ku për rastin e njësive të ndërtimit të paregjistruara në ZRPP, ALUIZNI përfundon procesin e regjistrimit fillestar të tyre, projekti parashikon dy situata. Së pari, ndjek procedurat e legjislacionit në fuqi për urbanistikën dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, kur për njësitë e ndërtimit është dhënë leja e ndërtimit; dhe zbaton procedurat e legjislacionit në fuqi për legalizimin e ndërtimeve informale”, - sqaroi drejtoresha e ministrisë së Drejtësisë Marsida Xhaferllari. Për ndërtimet pas dhjetorit të 2008-s ajo përmendi ndryshimet në Kodin Penal, sipas të cilave ndërtimi pa leje vlerësohet si vepër penale dhe konfiskohet nga shtetit. Sqarimet e drejtoreshës erdhën pas shqetësimit të deputetit Dashnor Sula mbi fatin e atyre ndërtimeve që janë bërë jashtë kontratës së lidhur nga shteti me personin e stimuluar. “Së pari, ligji për legalizimet ndalon legalizimin e ndërtimeve në bregdet; dhe së dyti, kush më siguron mua se ato që do të legalizohen nuk janë bërë pas këtij afati që keni në ligj, pra 31.12.2008?” - tha Sula. Një tjetër shqetësim i deputetëve të komisionit ishte neni 8, sipas të cilit “ALUIZNI kërkon nga ZRPP-ja çregjistrimin e veprimit juridik për kalimin e të drejtave reale mbi njësinë e ndërtimit”. Sipas Xhaferllarit, rreth 80 % deri 90 % e ndërtimeve në bregdet kanë deformime nga ligji, që nënkupton se ato janë të paligjshme. “Çdo veprim i paligjshëm bëhet zero. Pra, ne e vendosim gjendjen në nivelin zero dhe pastaj ecim me procesin. Pra, fshihet nga hipoteka dhe pastaj veprohet për regjistrim të ri”, - tha ajo. Deputeti Eduard Halimi kontestoi këtë përcaktim duke kërkuar që këto veprime të bëheshin në fund. “Nuk mund të jetë ALUIZNI dhe as ligji që të gjykojë ligjshmërinë e një veprimi juridik. Unë propozoj që ALUIZNI ta bëjë këtë pas kalimit në pronësi, sepse ndryshe ai do të futet në rrugë gjyqësore”, - nënvizoi Halimi. Kur trualli i shitet subjektit të interesuar, çmimi paguhet në masën 80 % të vlerës së truallit prej subjektit dhe 20 % e kësaj vlere nga personi i stimuluar.
Kush përfiton?
Subjekti i interesuar ose personi i stimuluar që gëzon njësinë e ndërtimit ka të drejtë të kërkojë blerjen e truallit të njësisë së ndërtimit, të cilën provon se e gëzon në bazë të dokumenteve të paraqitura në respektim të ligjit. Çmimi i truallit që i shitet subjektit të interesuar ose personit të stimuluar është në proporcion me sipërfaqen e tij në funksion të njësisë së ndërtimit që ai gëzon. Ai duhet të paraqesë kërkesën tek ALUIZNI brenda 60 ditëve pas njoftimit publik. Njoftimi do të bëhet nga ALUIZNI pas hyrjes në fuqi të këtij ligji për të gjitha subjektet e interesuara dhe personat e stimuluar.
Kompensimi
Kur subjekti i interesuar ose personi i stimuluar nuk paraqet kërkesë për kalimin e truallit në pronësi dhe dokumentet sipas përcaktimeve të ligjit, trualli vlerësohet i lirë dhe kalon për llogari të kompensimit fizik të ish-pronarëve. Po ashtu- përmes këtij ligji do të krijohet një shumë e konsiderueshme lekësh, që do të përdoret për kompensim financiar. Në vendimin e përvitshëm për kompensim financiar të Këshillit të Ministrave do të përcaktohet se parësorët që do të përfitojnë nga kompensimi financiar do të jenë personat që do të shpronësohen sipas këtij ligji.
Afati i pagesës së truallit
Deputeti i PD-së Eduard Halimi, anëtar i Komisionit të Ligjeve, kërkoi nga komisioni vendosjen edhe të një afati ligjor për kohën e pagesës së truallit të njësisë së ndërtimit. Në projekt parashikohet humbja e së drejtës së përfitimit të blerjes në rast të shkeljes së aftit për paraqitjen e kërkesës dhe dokumenteve që e shoqërojnë atë, por jo të bërjes së pagesës. “Pagesa e truallit bëhet nga subjekti dhe personi i stimuluar. Nëse njëri e paguan dhe tjetri jo, çfarë ndodh?” - tha ai. Përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë citoi nenin 10 të projektit, që këtë detyrë ia lë Këshillit të Ministrave, por jo afate. “Kontrata e shitblerjes lidhet pasi të bëhet pagesa e plotë e çmimit të truallit të njësisë së ndërtimit. Mënyra dhe afati i pagimit të çmimit të truallit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, - thuhet në nenin 10, pika 3 të projektit.
Procedura e përllogaritjes së çmimit të truallit
Personat e stimuluar s’u shpëtojnë tatimeve të papaguara
Projekti përcakton procedurën e përllogaritjes së çmimit të truallit. Brenda zonës së stimuluar ai përcaktohet në bazë të hartës së vlerës së tokës, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Çmimi i truallit reduktohet: a) në masën 10 për qind, nëse paguhet brenda 3 muajve nga data e njoftimit me shkrim, sipas nenit 10 të këtij ligji; në masën 20 për qind, nëse paguhet brenda 1 muaji nga data e njoftimit me shkrim. Të ardhurat e realizuara nga zbatimi i këtij ligji, me përjashtim të tarifave dhe të tatimeve, i transferohen buxhetit të shtetit për të kaluar në fondin e kompensimit financiar, të parashikuar nga ligji nr. 9235, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës", i ndryshuar, për AKKKP-në. Pas këtij transferimi Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e vendimit vjetor për rregullat dhe kriteret për trajtimin e vendimeve të kompensimit financiar bazohet edhe në parimin e kompensimit financiar më të parë të subjekteve të shpronësuara, të prekura nga zbatimi i këtij ligji. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe organet e qeverisjes vendore përllogaritin dhe mbledhin tatimet e prapambetura, nëse ka, nga personi i stimuluar. Ky i fundit për të gjitha njësitë e ndërtimit të shitura përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji sipas kontratës së lidhur me personin blerës, i nënshtrohet shkallës tatimore për tatimet e papaguara, sipas legjislacionit në fuqi në datën e realizimit të kontratës së shitjes.