Miliband: Vizioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE, i drejtë
që ekzistojnë tani në Ballkanin Perëndimor do të konsolidohen pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nënvizoi ai. Sekretari i Jashtëm britanik thotë se Kosova është ulur në shkallën e matjes së rrezikut, kurse Bosnja e Hercegovina është ngritur. Miliband shton se në vitin 2008 ai dhe ish ministri i Jashtëm çek paraqitën brengosjet e veta lidhur me Bosnjën në një letër drejtuar ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. I pyetur lidhur me të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit, sekretari jashtëm britanik, David Miliband thekson rëndësinë e Bashkimit Evropian për rajonin. Sipas tij, nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë efektiv, ai duhet të jetë në gjendje të kujdeset për fqinjët e vet. Bashkimi Evropian duhet të jetë. Nëse politika e jashtme evropiane do të jetë efektive, ajo duhet filluar me fqinjët e vet. Vizioni i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për të hyrë në Bashkimin Evropian është vizion i drejtë, shumë i rëndësishëm dhe një ndër çështjet e rralla, që i bashkon shumicën e njerëzve në Ballkanin Perëndimor, thotë sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband. Ndër të tjera nëpërmjet kësaj interviste, ai ka theksuar se dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, kur është fjala për njohjen deri tani nga rreth 64-65 vende mund të thuhet se ky është një zhvillim qendror. Në këtë drejtim Miliband, shton se derisa një zhvillim i këtillë nuk është i shkëlqyeshëm, ai është zhvillim qendror. Në lidhje me qeverisjen dhe korrupsionin, sekretari i jashtëm britanik thotë se në këtë drejtim këto çështje kyçe mbeten për tu trajtuar. Sa i përket ekonomisë, Miliband thekson situatën globale ekonomike. Viti 2008 ndoshta nuk ishte viti më i mirë për të shpallur pavarësinë duke pasur parasysh ngjarjet në ekonominë globale, thotë ai. Përsa i përket marrëdhënieve me Serbinë, sekretari i Jashtëm britanik, Miliband thekson rolin e qeverisë serbe. Ai thotë se qeveria e Tadiçit ka ecur në një rrugë mjaft të kujdesshme, gjë që është e mirëseardhur.