E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina apel për ndihmë ndaj A/H1N1

Ukraina i ka bërë thirrje vendeve fqinje, por njëkohësisht edhe SHBA-së dhe BE-së për ndihmë në luftën kundër gripit të derrave. Në një deklaratë të Presidentit ukrainas Viktor Jushçenko, bëhet e ditur se autoritetet vendase nuk janë në gjendje të përballen me epideminë. Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës tha se deri tani në këtë vend kanë vdekur të paktën 60 persona nga pasojat e virusit H1N1, të njohur edhe si gripi i derrave. Për parandalimin e epidemisë, qeveria ka mbyllur të gjitha shkollat dhe kopshtet e fëmijëve dhe ka ndaluar tubimet e mëdha në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›