Nipi i zyrtarit të Ministrisë së Brendshme, pranga për plagosje
Katër plagosje kanë ndodhur në Tiranë
gjatë 24 orëve, ku dy kanë qenë më
të rënda, ndërsa në dy rastet e tjera, të
dëmtuarit kanë marrë plagë të lehta.
Ndër to bie në sy edhe arrestimi i nipit
adoleshent të një zyrtari në Ministrinë
e Brendshme, i cili ka goditur me thikë
një bashkëmoshatar pas një konflikti
banal. Burimet policore të kryeqytetit
bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth
orës 21:00 të së martës te rruga "Niko
Avrami". Sipas të dhënave hetimore, nga
kjo ngjarje ka mbetur i plagosur Denis
Çaka, 17 vjeç. Me t‘u njoftuar në vendngjarje
shkuan shërbimet e Komisariatit
nr. 4, por edhe ato të seksionit kundër
krimeve ndaj jetës dhe shëndetit. Sipas
të dhënave paraprake, Andi Çela, 17
vjeç, dyshohet se ka plagosur bashkëmoshatarin
në bashkëpunim me Renis
Kasapin. Policia tha se ka vënë në pranga
Çelën, ndërsa shoku i tij është shpallur
në kërkim. Sipas policisë, një nga autorët
i kishte kërkuar biçikletën për një xhiro
vëllait të Çakës. Ai nuk kishte pranuar
t‘ua jepte dhe këta kishin tentuar t‘ia
merrnin me forcë. Në këtë kohë ka
ndërhyrë 17-vjeçari për të mbrojtur vëllain
dhe aty ka plasur sherri. Në konfl ikt
e sipër, ka mbetur i plagosur Denis Çaka.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet
jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që
policia ka shpallur në kërkim Kasapin.
Po dje ka mbetur i plagosur edhe një
saldator, i cili ka qenë duke punuar në
rrethimin e një sheshi ndërtimi para
selisë së Partisë Demokratike. Plagosja ka
ardhur për shkak të një konfl ikti pronësie
mes dy pronarëve, ku ka mbetur i plagosur
punëtori, Mina Rusta, 60 vjeç. Sipas
policisë, për këtë ngjarje është shpallur
në kërkim Elvis Mulja, 25 vjeç, banues në
Tiranë. Nga të dhënat hetimore mësohet
se në kohën e fushatës, për hir të simpatizantëve
të PD-së, ishte hequr rrethimi
i një sheshi pranë selisë së kësaj partie,
ku do të ndërtohet një pallat. Dy ditë më
parë, një nga pronarët kishte vendosur
që të bënte sërish rrethimin dhe saldatori
Mina Rusta kishte nisur të saldonte
llamarinat rrethuese. Në atë kohë, një
mjet "Audi" i është afruar dhe i ka kërkuar
që të mos punonte më, por ai nuk e ka
ndaluar punën, pasi kishte marrë urdhër
të prerë nga një person tjetër. Në këtë
moment, drejtuesi i mjetit, Elvis Mulja,
ka hipur me makinë mbi llamarina, duke
dëmtuar edhe 60-vjeçarin. Madje, policia
e ka dërguar këtë çështje në prokurori
për veprën penale të vrasjes së mbetur
në tentativë, duke argumentuar se e ka
goditur saldatorin me makinë me qëllim
për ta vrarë.
Veç këtyre dy rasteve, dy të tjera janë
shënuar nga Komisariati nr. 1 dhe Komisariati
nr. 2. Burimet policore shpjeguan
se nga Komisariati nr. 1 fi lloi procedimi
penal për shtetasin Klaus Salibashi, 18
vjeç, pasi rreth orës 21:30, në Rrugën e
Elbasanit, te lokali "Divo", pas një sherri
banal ka plagosur me thikë Julian Allamanin,
17 vjeç, banues në Tiranë, i cili
pas mjekimit ndodhet në banesë. Ndërsa
rasti i fundit është shënuar nga Komisariati
nr. 2, ku sipas të dhënave hetimore
filloi procedimi penal për shtetasin
Roberto Lulëzim Baxhaj, 32 vjeç, banues
në Tiranë. Burimet policore bënë të ditur
se rreth orës 01.40, në rrugën "Komuna
e Parisit", pranë lavazh "Biçukut", për
motive të dobëta, Baxhajka plagosur me
thikë Mark Hidrin, 38 vjeç, i cili ndodhet
në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia
tha se po punohet për kapjen e Roberto
Baxhajt.