E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliona humbje nga tregtimi

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 20:07

Drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica, thotë se kriminelët po vjedhin miliona euro nga vendi si pjesë e një plani për mashtrim në eksporte nga Turqia në Kosovë.

Statistikat, të cilat i ka siguruar Balkan Insight, shfaqin një mospërputhje prej 60 milionë euro në vit ndërmjet deklaratave të doganave turke të deklaruara se çka është eksportuar në Kosovë dhe ato të dhëna nga Doganat e Kosovës se çka është importuar nga Turqia.

Huruglica thotë se ky është rezultat i përhapjes së evazionit fiskal. Ai tha se autoritetet turke dhe kosovare po humbin para si rezultat i kësaj.

Eksportuesit kanë të drejtën e kompensimit të tatimit në vlerën e shtuar nga shteti nga i cili vjen malli, i cili në këtë rast është Turqia.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›