Karzai: Jemi në negociata me talebanët

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 16:00
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqi të tjera të huaja janë të angazhuara me negociata paraprake me talebanët, për një zgjidhje të mundshme për luftën në Afganistan.
Kështu tha presidenti afgan, Hamid Karzai.
Sipas tij, po zhvillohen negociata paqësore me talebanët, nga forca ushtarake të huaja, kryesisht ato amerikane.
Karzai u shpreh se vete SHBA-ja po përcjell se si po ecin bisedimet.
Për momentin ambasada amerikane në Kabul nuk ka dhënë asnjë koment.