E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zani Çaushi plagoset në burg

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 15:30

Zani Çaushi, “i forti” i Vlorës, që vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Burrelit është plagosur me kaçavidë. Sulmi ndaj tij nuk është kryer nga të burgosur të tjerë, por nga vetë rojet e burgut.

Ky fakt konfirmohet nga mbrojtësi ligjor i të dënuarit, avokati Hasaf Hadëri.

Sipas avokatit Hadëri, jeta e klientit të tij ndodhet në rrezik në ambientet e burgut të Burrelit, nga punonjësit e policisë së burgjeve.

“Këta punonjës policie, të shkuar nga Tirana, përveç se e kanë torturuar psiqikisht e fizikisht klientin tim, e kanë plagosur atë me një kaçavidë duke i shkaktuar dëmtime në krahë”, tha avokati Hadëri.

Sipas tij, Zani Çaushin e kanë kërcënuar me jetën, duke i kërkuar të flasë për ngjarjet e vitit 1997-1998 në qytetin e Vlorës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›