Miliona nga arabet Malaga behet superfuqi
Merkato
Pas Mançester Sitit në Angli, tashmë është Malaga në Spanjë skuadra që shndërrohet në superfuqi në lëvizjet e merkatos. Vetëm pak kohë më parë, klubi spanjoll ka kaluar në dorë të arabëve, që synojnë ta kthejnë në nivele të larta. Për merkaton e janarit, pronarët e rinj kanë vënë në dispozicion të trajnerit Manuel Pelegrini 70 milionë euro (sipas gazetës “AS”), për të realizuar blerje të mëdha. Blerja e parë e zyrtarizuar është ajo e mbrojtësit argjentinas të Bajernit të Mynihut, Martin Demiçelis, ndërsa synohen edhe Gervinjo i Lilës dhe Havi Guerra i Real Vajadolidit.