Miliona për fushatë
Partitë politike gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet nacionale 2010 kanë shpenzuar miliona euro. Partia fituese, Partia Demokratike e Kosovës ka tejkaluar shifrën prej një milion euro të shpenzuara për zgjedhjet e fundit.
Sipas Instituti Demokratik të Kosovës i cili ka monitoruar shpenzimet e subjekteve politike që përfshijnë tubimet me qytetarë - aktivitetet me qytetarë, spotet televizive, promovimi në shtypin ditor, ueb portalet dhe radio, Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar më së shumti para për fushatë.
Ky institut ka bërë të ditur se PDK është subjekti politik i cili ka shpenzuar më së shumti, dhe atë 1,004,814 Euro, duke tejkaluar maksimumin prej 815,318 Euro (0.50 Euro për votues të regjistruar) të caktuar nga KQZ.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 608,037 Euro, Aleanca Kosova e Re me 553,738 Euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 459,521 Euro, Lidhja Demokratike e Dardanisë me 140,186 Euro, Vetëvendosje me 105,017 Euro, KDTP me 74,431.