Miliona prezervativë për tifozët
Për të përhapur një mesazh rreth “sigurisë së lartë” dhe “fair play”-t mes tifozëve, autoritetet e turizmit në Afrikën e Jugut kanë vendosur që gjatë Botërorit 2010 të shpërndajnë falas miliona prezervativë. Përfituesit do të jetë fansat që pritet të udhëtojnë nga e gjithë bota, për të ndjekur nga afër Kupën e Botës. Përveçse në stadiume, prezervativët do të shpërndahen në hotele, klinika, spitale dhe qendra tregtare.
#