Kili, 13 milionë euro për fitimin e botërorit
Federata kiliane, disa ditë para startit të botërorit ka përcaktuar premion për lojtarët e Marselo Bielsës. çdo fitore në fazën në grupe (ndaj Spanjës, Zvicrës e Hondurasit) vlen 300 mijë dollarë, ndërsa për barazimin do të marrin 150 mijë. Në skenarin më optimist, nëse Kili do të fitonte botërorin, premiot e fituara do të arrinin shumën prej 16 milionë dollarësh, rreth 13 milionë euro. Tratativa për premiot kishin nisur që në muajin nëntor.
#