E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, në pranga19-vjecari, kalontemallra kontrabandë

SARANDë- Një 19 vjeçar nga Durrësi u ndalua sot në kufirin Shqipëri-Greqi, në vendin e quajtur "Përroi i Manetës" në Konispol, teksa tentonte të kalonte mallra kondrabandë.

Burime zyrtare nga policia e Sarandës, bën të ditur se në momentin e arrestimit, shtetasit Sulejman Sulaj, iu bllokuan disa çanta, celularë, aparate fotografikë, kompjutera, lap top, bizhuteri dhe një sasi prej 1400 euro, 600 paund britanike, 2000 korona suedeze të dyshuara se janë vjedhur në shtetet e Bashkimit Europian.

Nga hetimet paraprake, policia tha se, 19 vjeçari ka kaluar ilegalisht kufirin nga piramida 70/2 që ndan kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›