E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, këshilltarii OSBE-së akuzohetpër pedofili

SHKUP- Një këshilltar i OSBE-së në Maqedoni akuzohet për pedofili. Diplomati norvegjez Kjetil Andre Sana, i punësuar në misionin e OSBE-së në Shkup dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e pornografisë fëmijërore. Lajmi bëhet publik nga agjencia maqedonase e lajmeve Ina.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër tij, për posedim të materialeve pornografike për fëmijë në kompjuterin e tij.
Mësohet se policia nuk ka mundur ta ndalojë atë, pasi një muaj më parë është larguar nga Maqedonia

I pandehuri në vitin 2009 dhe 2010 në kompjuterin e tij ka ruajtur 300 video dhe rreth 30.000 fotografi fëmijësh me përmbajtje erotike. Ministria e Punëve të Brendshme po bashkëpunon me Interpolin, për ndalimin e diplomatit norvegjez.

Pas kallëzimit penal të Ministrisë së Brendshme Maqedonase, ka reaguar edhe misioni i OSBE në Shkup, sipas cë cilit kërkohet zbardhja e plotë e kësaj ngjarje. “Duke respektuar normat ligjore dhe procedurat e vendit, përfshi prezumimin e pafajësisë të të akuzuarit, OSBE do të punojë ngushtë me autoritetet e vendit që të qartësohet rasti dhe të sigurohet se do të ndërmirren të gjitha hapat e duhur”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›