Videoja, ish-deputeti Tola 5 orë dëshmi në prokurori
25/03/2011 Kompania e tij u skualifikua nga tenderi
TIRANE- Për 5 orë rresht, ish-deputeti i PDK-së Ymer Tola, ka dhënë shpjegime në Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me përjashtimin e kompanisë ku ai është aksioner, e cila ishte futur në garë për tenderin e hidrocentralit të Shushicës. Sipas burimeve Tola ka pohuar para hetuesve se konflikti nisi kur Agjencia e Prokurimeve Publike urdhëroi Ministrinë e Ekonomisë të skualifikojë nga tenderi kompaninë e tij. Shkak për marjen e këtij vendimi ishte ligji për konfliktin e interesit, sipas të cilit deputetët nuk lejohen të marrin tenderë publikë. Mirëpo pas këtij vendimi kompania e Ymer Tolës e çoi çështjen në gjykatë duke ngritur dy padi. E para kërkonte ngrirjen e procedurave të tenderit derisa të mbaronte konflikti gjyqësor dhe e dyta ishte për anulimin e vendimit të Agjencisë së Prokurimeve që skualifikoi kompaninë. Para prokurorëve Tola ka treguar të gjithë rrugën ligjore që ka ndjekur deri në Gjykatën e Lartë, si dhe vendimet e pa drejta agjencisë së prokurimeve.