E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milito: Milani ka dobësi, ne fitojmë

Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka deklaruar se Milani ka dobësi në reparte të ndryshme dhe këto zikaltërit do të mundohen t`i shfrytëzojnë për duelin e të dielës mbrëma.

“Kuqezinjtë kanë ekip të mrekullueshëm, por duket se sikurse të gjithë edhe ata kanë dobësi dhe ne mund t`i shfrytëzojmë ato”.

“Është një ndeshje e mrekullueshme dhe ne po shpresojmë të luajmë mirë. Çfarë u premtojmë tifozëve? Ata e dinë se ne gjithmonë në fushë japim maksimumin dhe nuk do të jetë ndryshe në derbi. Ne e dimë se kjo ndeshje do të thotë shumë për tifozët, por vlen shumë edhe për ne, ne po stërvitemi shumë dhe e përsëris, duam të fitojmë”, ka thënë El Principe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›