Vllaznia e Shkodres drejt Ulqinit

Pas një miqësoreje luajtur lehtshëm, shkodranët i hipën autobusit dhe u nisën drejt Ulqinit për të zhvilluar një fazë përgatitore që u shty jo pak.
Vllaznia fitoi 2-0 miqësoren ndaj Prishtinës, një miqësore luajtur në kuadër të nismës së kosovarëve për të qenë pjesë e Superligës së Shqipërisë. Pas saj, në orën 18:00, ekipi udhëtoi drejt qytetit shqiptar në Mal të Zi, me shumë dilema të pazgjidhura.
Pikërisht sot është larguar mesfushori Gentian Muça, pasi tiranasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Rudi Vata, ndërsa ardhja e kapitenit të Bylisit, Amarildo Dimo duket diçka e pamundur. Lojtari tjetër i Bylisit, Da Silva, u nis për në Ulqin, pasi luajti ndaj Prishtinës, por edhe për të duket vështirë që të qendrojë.
Së fundi, malazezi Brnoviç ende nuk ka firmosur për kuqeblutë, ndërsa besohet se lojtari ofensiv 31-vjeçar do të bashkohet me skuadrën në Ulqin gjatë fazës përgatitore.
Vllaznia pati një fazë të parë zhgënjyese në Superligë duke marrë vetëm 17 pikë në 13 ndeshje dhe duke zënë vendin e 8-të në një kampionat që ka 14 skuadra. Shkodranët janë plot 15 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Teuta.
Gjendja mund të quhet më e vështirësuar pasi dy sulmuesit kryesorë të skuadrës, Armando Vajushi dhe Xhevahir Sukaj tashmë janë larguar.