Braziliani Pato ka deklaruar prere se nuk ka ndermend te largohet nga Milani

Ja pra që zemra flet fort duke prishur edhe një akord të madh që dukej se po arrihej. Aleshandre Pato ka deklaruar shkurt dhe prerë se nuk ka ndërmend të largohet nga Milani, vetëm ndonjë orë pasi në media u dha lajmi se kuqezinjtë dhe Paris SG kishin rënë dakord për transferimin e tij për në Francë.
“Unë nuk largohem nga Milani, - u shpreh ai, cituar nga “tgcom”, - këtu është shtëpia ime. Nuk kam ndërmend të ndëpres një karrierë të nisur 5 vite më parë sidomos tani që kam fituar 2 trofetë e parë. Synoj që të fitoj trofe të tjerë”.
Fillimisht u lajmërua se Milani kishte pranuar një ofertë të Paris SG që arrinte deri në 35 milionë euro, pra 5 milionë më pak sesa kërkonte klubi italian, dhe 10 milionë më shumë sesa oferta e parë e francezëve.
Dështimi i bisedimeve për Paton, të paktën siç duket për momentin, bëri që në Londër të mbylleshin bisedimet mes Milanit dhe Mançester Sitit për transferimin e Karlos Tevezit.
Duket se sulmuesi argjentinas do të mbetet në Angli, ndërsa kuqezinjtë donin ose ta merrnin hua dhe ta paguanin kartonin e tij në verë, ose ta blinin tani me paratë që do të merrnin nga Tevez.