E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden nis turneun në Ballkan

Zv/presidenti amerikan Joe Biden ka arritur në Ballkan për një turne gjatë së cilit ai do të bëhet politikani i nivelit më të lartë që viziton Serbinë në një çerek shekulli. Biden mbërriti në mëngjes herët në Sarajevë dhe ditën e sotme do të qëndrojë në Bosnjë-Hercegovinë para se të shkojë në Serbi dhe Kosovë.

Ky udhëtim shihet si sinjal i rëndësishëm se Ballkani nuk do të injorohet nga administrata amerikane. Një zyrtar amerikan deklaroi për BBC se vizita e Joe Bidenit do të rikonfirmojë përkrahje për integrim të Ballkanit në BE dhe NATO. Zv/presidenti pritet të gjejë një pritje të ngrohtë në Kosovë dhe Bosnjë, por jo dhe aq në Serbi, pasi ai njihet si përkrahës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës.

Për Beogradin, Kosova mbetet pengesa më e madhe në marrëdhëniet me SHBA-në, por presidenti serb Boris Tadiç tha gjatë 2009 se donte të hapte një kapitull të ri me Uashingtonin, pasi marrëdhëniet e mira do të siguronin stabilitet në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›