E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milito, drejt Malagas

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 20:09

Gabriel Milito pritet të largohet nga kampioni i Spanjës, Barcelona, dhe t’i bashkohet Malagas, kanë bërë të ditur mediet spanjolle të premten.

Milito, 30 vjeç, synon të luajë më shpesh në mënyrë që të kthehet në formë të mirë për t’u ftuar nga Argjentina për Copa America në korrik. Ai u transferua në Barcelonë nga Zaragoza më 2007, por është munduar nga lëndimet e njëpasnjëshme.

Malaga, pronë e miliarderit nga Katari, Abdullah ben Nasser Al Thani, tashmë ka bërë gjashtë përforcime në janar. Ata janë në pozitën e 16-të me shpresë të sigurojnë mbijetesën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›