E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perry: Do ta mposht Obamën

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 13:30

Në një konferencë për të shtyp, guvernatori i Texasit, Rick Perry, ka shpallur papritur kandidaturën e tij për postin e presidentit të SHBA-së.

Ai deklaroi se do të futet në garën për president dhe se do të mposht Obamën.

61-vjeçari Perry, ultra-konvservator, publikoi kandidaturën e tij, i shoqëruar nga favorizimet e sondazheve.

Sipas të dhënave të fundit, para fillimit të fushatës elektorale, ai ndodhej vetëm dy vende më poshtë Mitt Romney, deri më tani kandidat i favorizuar i republikanëve, për të sfiduar Obamën në zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›