E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milito nuk largohet

Kërkohet nga Real Madrid dhe Jose Mourinho, por Diego Milito nuk do të largohet nga Inter, ka insistuar menaxheri i tij, Fernando Hidalgo, gjatë një interviste për Skysport 24.

“Milito ka kontratë trevjeçare dhe nëse nuk merr ofertë e cila do të jetë e pëlqyer nga Inter, do të mbetet këtu. Ai deri më tani është përgjigjur me sinqeritet ndaj spekulimeve rreth të ardhmes së tij”, tha Hidalgo. Milito ishte vendimtar në triumfin e Interit në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi të dy golat në fitoren 2-0 në finale ndaj Bayern Munichut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›