E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello, kandidat në Inter

Inter e sheh selektorin e Anglisë, Fabio Capello, si kandidat për trajner të ardhshëm, mirëpo ende nuk është marrë asnjë vendim, ka thënë presidenti i klubit, Massimo Moratti. “Nuk kam marrë vendim. Capello është njëri prej kandidatëve. Ai ka përvojë të madhe dhe ka arritur sukses të jashtëzakonshëm gjatë karrierës së tij”, tha Moratti për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport. Jose Mourinho u largua nga Inter dhe të hënën do të prezantohet si trajner i ri i Real Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›