Holanda, sa afër, aq larg

Me të famshmen ‘totaalvoetbal’, Holanda shkëlqeu në botë në vitet e 70-ta në dy kampionate botërore. Skuadra e vitit 1974 ishte me gjasë ekipi më i fortë që nuk fitoi një Kampionat botëror së bashku me Hungarinë 1954. Asnjë gjeneratë tjetër nuk arriti të realizojë ëndrrën e titullit të botës, edhe pse ekipi i vitit 1998 arriti deri në gjysmëfinale.
Kualifikimi
Holanda kaloi ndoshta rrugën më të lehtë të kualifikimeve, me përjashtim të nikoqirit Afrikës së Jugut. Tulipanët me lehtësi fituan Grupin 9 të zonës evropiane, pas fitoreve ndaj Norvegjisë, Skocisë, Maqedonisë dhe Islandës. Pas sigurimit të pjesëmarrjes në ndeshjen e gjashtë, Holanda kompletoi fitoret në të gjitha tetë takimet e grupit kualifikues.
Pikët e forta
Robin van Persie, Wesley Sneijder, Arjen Robben shumë shtete do t’i dëshironin në ekipet e tyre. Reparti ofensiv i Holandës është shumë i fortë. Shkëlqimi teknik i Van Persiet, kualitetet e udhëheqjes së lojës nga Sneijder dhe aftësitë e driblimit dhe shpejtësia nga Robben paraqesin kërcënim për çdo kundërshtar. Kjo treshe është armë jashtëzakonisht e rrezikshme.
Pikët e dobëta
Edhe pse arritën rezultate të mira në kampanjën kualifikuese, mbrojtja ka qenë gjithmonë temë e diskutimit në ekipin e Holandës. Andre Ooijer është qendërmbrojtës i mirë, por ka filluar të plaket. Kjo ka detyruar selektorin Van Marwijk të bëjë disa ndryshime në repartin ofensiv. John Heitinga pritet të luajë në qendër, ndërsa do t’i lë hapësirë të riut Gregory van der Wiel në krahun e djathtë. Joris Mathijsen ka filluar të shërbejë siguri në vijën e fundit.
Trajneri
Bert van Marwijk ishte pasardhës i Marco van Bastenit pas Euro 2008. Në shkallën e klubeve ai udhëhoqi Fortuna Sittart, Feyenoordin dhe Borussia Dortmundin. Suksesin më të madh e arriti në Feyenoord, ku fitoi Kupën UEFA më 2002 dhe Kupën e Holandës më 2008.
Yjet e ekipit
Robin van Persie është njëri prej futbollistëve kryesor të Arsenalit, por pa dyshim edhe i Holandës. Ai është rikuperuar nga lëndimi serioz në nyje, që i pamundësoi të paraqitet në pjesën më të gjatë të sezonit të fundit, por është i gatshëm të udhëheqë sulmin e Tulipanëve në Afrikën e Jugut. Wesley Sneijder nuk ishte më i nevojshëm në Real Madrid, ndërsa u bë i pazëvendësueshëm në Inter ku fitoi Scudetton, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë në Serie A. Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben është në formë të shkëlqyeshme dhe javën e kaluar u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Bundesligë.
Momenti më i mirë në histori
E vetmja garë ndërkombëtare e fituar nga Holanda është Kampionati evropian 1988. Ekipi i atëhershëm përbëhej nga yjet si Marco van Basten dhe Ruud Gullit.
Objektivi në Botërorin 2010
Çerekfinalja është e mundshme, çka do tjetër më larg se kjo do të jetë arritje shtesë.
Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 79.8 %
Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 56.5 %
Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 29.3 %
Gjasat për të kaluar në finale: 18.1 %
Gjasat për ta fituar titullin: 10.1 %