E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra nuk shitet

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka mohuar spekulimet se sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç është vënë në shitje pas transferimit të David Villas nga Valencia.

“Nuk kam dëgjuar asgjë rreth mundësisë së largimit të Ibrahimoviçit nga Barcelona. Nuk jemi të zhgënjyer me të. Ai kaloi një sezon të mirë dhe krenohemi me punën e tij, mbi të gjitha aftësitë e integrimit në ekip. Jemi të kënaqur me mënyrën si kanë shkuar gjërat”, tha Laporta për mediat spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›