Paraqitja e gjashtë

Kameruni udhëheq shtetet afrikane me paraqitje në kampionate botërore (6 me garën e sivjetme). Paraqitjen e parë e bëri më 1982, pastaj u kthye më 1986. Kameruni siguroi pjesëmarrjen në Italia 1990 dhe ishin të rregullt deri më 2002. Tani pa dyshim kanë gjeneratën më të mirë të futbollistëve. Ekipi udhëhiqet nga sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o dhe shumëkush shpreson se Kameruni do të bëjë paraqitjet më të mira deri më tani.
Kualifikimi
Kameruni nuk e kishte aspak lehtë. Në grupin e përbërë nga Gaboni, Togo dhe Maroku ishte Gaboni që befasoi të gjithë, duke fituar dy ndeshjet e para, ndërsa Kameruni pësoi humbje nga Togo dhe barazoi përballë Marokut. Por, më pas erdhi trajneri Paul Le Guen dhe ringjalli ekipin duke fituar katër ndeshje të njëpasnjëshme, që siguruan pjesëmarrjen e gjashtë në Kampionat botëror.
Pikët e forta
Samuel Eto’o është futbollisti kryesor i ekipit. Mirëpo, Kameruni ka fuqinë më të madhe në mesfushë dhe në formacionin 4-3-3 ose 4-4-2 ka treguar lidhshmëri të shkëlqyeshme prej mbrojtjes në sulm.
Pikët e dobëta
Dobësia kryesore e ekipit do të jetë mosha e përgjithshme dhe aftësia për t’u ballafaquar me sfidat në garën më të rëndësishme ndërkombëtare. Kameruni ka disa futbollistë, të cilët tashmë kanë krijuar një karrierë të gjatë, përfshirë 33 vjeçarin Rigobert Song, i cili ka filluar të ngadalësohet dhe shpeshherë shfaqet i pasigurt.
Trajneri
Paul Le Guen ka fituar respektin e futbollistëve të tij, të cilët preferojnë metodat e punës së tij më tepër se të paraardhësit Otto Pfister. Le Guen është ende i papërvojë në Afrikë, andaj do të synojë të dëshmojë veten në Afrikën e Jugut.
Yjet e ekipit
Samuel Eto’o është futbollisti më i suksesshëm në futbollin afrikan, ndërsa tani ka ardhur momenti të tregojë aftësitë e tij për Kamerunin në Kampionatin botëror, pasi ishte shumë i ri në Francë dhe Kore & Japoni. Ndërsa, Idriss Carlos Kameni konsiderohet si aktualisht portieri më i mirë afrikan. Edhe Stephane M’bia është njëri prej futbollistëve kryesor të Kombëtares.
Momenti më i mirë në histori
Rezultati i tyre më i mirë ishte në Olimpiadën e vitit 2000 në Sidnej, ku Kameruni barazoi me Spanjën 2-2, ndërsa fitoi pas penalltive falë pritjeve të Kamenit, i cili atëherë ishte vetëm 16 vjeç.
Objektivi në Botërorin 2010
Kalimi i fazës së grupeve është objektivi i pritur, ndërsa Kameruni do të synojë të arrijë deri në çerekfinale.
Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 32.3 %
Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 14.5 %
Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 4.2 %
Gjasat për të kaluar në finale: 1.51 %
Gjasat për ta fituar titullin: 0.4 %