Messi nuk ndryshon

Lionel Messi nuk ndien presion shtesë për të udhëhequr Argjentinën në Kampionatin botëror dhe ka thënë se nuk do të ndryshojë stilin e lojës së tij nga Barcelona për t’iu përshtatur ekipit kombëtar. Katër vjet pasi përcolli Argjentinën duke u mposhtur nga Gjermania në çerekfinale, Messi është futbollist i ndryshëm nga 18 vjeçari, i cili ishte në bankinë në Berlin në atë pasdite të qershorit 2006.
Kësaj radhe, Messi hyn në garën e Afrikës së Jugut pas fitimit të çmimeve më të rëndësishme individuale dhe të gjithë titujve të shkallës së klubeve me Barcelonën. Ai po ashtu posedon kualitete të jashtëzakonshme të udhëheqjes së lojës dhe shënimit të golave.
“Nuk ndiej presion. E vërteta është se vij nga një periudhë e mirë. Kam dëshirë të madhe të paraqitem sa më mirë, ashtu si bashkëlojtarët e mi. Ne duam të japim maksimumin për Argjentinën dhe shpresojmë që gjërat të shkojnë në favor tonin”, tha Messi gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Associated Press.
Trajneri Diego Maradona ende nuk ka nxjerrë paraqitjet më të mira nga Messi, i cili është paraqitur në shkallë më të lartë në Barcelonë për dallim nga Kombëtarja. “Nuk do të ndryshoj. Do të vazhdoj të luaj në mënyrën e njëjtë. Shpresoj të bëj atë që po bëj në Barcelonë edhe në ekipin kombëtar, sepse me këtë mënyrë të lojës kam fituar të gjitha”, shtoi ai.
Messi në Barcelonë luan në krahun e djathtë të treshes sulmuese, ndërsa Maradona deri më tani e ka aktivizuar në rol të lirë prapa dy sulmuesve. “Nuk e di, është vendim i Diegos. Por, mendoj se Argjentina është me fat që ka sulmues të klasit botëror. Kjo është dëshmuar edhe këtë vit. Nëse shikoni ligat më të rëndësishme, është një argjentinas në krye. Jemi duke iu afruar Kampionatit botëror në formë shumë të mirë dhe ky është lajm i shkëlqyeshëm”, u shpreh Messi i cili ishte kritikuar në Argjentinë për paraqitjet me ekipin kombëtar.
“Kritikat nuk më lëndojnë. Nëse ka të bëjë me paraqitjet e mia, atëherë i pari e kritikoj veten dhe e di se kur gjërat nuk shkojnë mirë. Por, ajo çfarë më pengon është kur njerëzit flasin për gjëra që nuk kanë lidhshmëri me futbollin. Gjëra larg futbollit, nga jashtë”, vazhdoi ai.
Messi iu referua komenteve që e akuzonin se ai është i përqendruar në para dhe nuk është i interesuar të luajë për Argjentinën. “Të shpresojmë se mund të fitojmë titullin dhe të ngrehim trofeun. Nuk ka dyshim se triumfi në Kampionatin botëror do të ishte diçka e paharruar për shtetin, për mua dhe për të gjithë. Kam fituar të gjitha me klubin, ndërsa tani dua të bëj njësoj”, përfundoi Messi.